585 raste të reja me Covid dhe rreth 4 mijë të vaksinuar

14 janar 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 585 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 3 mijë e 830 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 708 466 doza të vaksinës. Deri më sot 794 496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 27 183 doza përforëcuese dhe 2 147 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 6 589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 372. Në total numri i rasteve aktive është 3 339”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka thënë se kryeministri…