6 000 euro për fituesit e Prishtina Open 2024

09 mars 2024 | 22:21

Klubi i Pingpongut Priping pas suksesit te jashtëzakonshem të turneut ndërkombëtar Prishtina Open 2023, ka vendosur të vazhdojë edhe këtë vit me organizimin e këtij turneu, njofton Priping.

Ky klub ka publikuar datat e Prishtina Open 2024, i cili do të mbahet me 7, 8 dhe 9 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Klubi njofton se këtë vit pritet të ketë pjesëmarrje edhe më te madhe se viti i kaluar duke pasur parasysh që do të rritet numri i kategorive, ku do t’iu jepet hapësirë edhe gjeneratave të reja të garojnë në turneun më të madh të pingpongut në rajon.

Prishtina Open 2024 do të organizohet në kuader të festimeve për Diten e Çlirimit të Prishtinës dhe pritet të ketë pjesëmarrje nga shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Për fituesit e këtij turneu pritet të ketë shpërblime monetare mbi 6000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë me gjashtë plumba të…