6-tshja e Aleancës, Albana Bytyqi: Mbështetja e qytetarëve në Gjakovë po na jep besim për fitoren
28 maj 2026
| 23:11
Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me numër 6, Albana Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës në Gjakovë, ku tha se mbështetja dhe energjia e tyre po e forcojnë besimin për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bytyqi u shpreh e emocionuar nga pritja që iu bë në Gjakovë, duke theksuar se përkrahja e qytetarëve është forca kryesore e ekipit të saj politik.
“N’Gjakovë sonte, me zemër plot e me besim edhe më të madh për fitoren që po vjen. Energjia, mbështetja dhe dashnia e qytetarëve janë forca jonë përpara”, ka shkruar ajo.
Bytyqi po vazhdon aktivitetet elektorale në kuadër të fushatës së Aleancës, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme.



