633 raste aktive me Covid-19 në Gjilan, apelohet për kujdes të shtuar

14 prill 2021 | 10:34

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht 82 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi, derisa theksoi se 633 raste janë aktive.

Ai ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19109 mostra, 5795 kanë rezultuar pozitivë, 5036 janë shëruar, 127 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 633 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 82 persona dhe 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit janë kapur mjete…