Red Bulli zyrtarizon pasuesin e Ricciardos

21 gusht 2018 | 16:28

Pas largimit të Daniel Ricciardos, skuderia austriake ka vendosur të vijojë të ndjekë linjën e viteve të fundit, atë të rritjes së talentëve në shtëpinë e saj.

Drejtuesit e skuderisë me seli në Milton Keynes të Britanisë zyrtarizuan afrimin e një piloti tejet të talentuar, si francezi Pierre Gasly, për t’ia bashkëngjitur si shok skuadre holandezit Max Verstappen sezonin e ardhshëm.

Piloti i lindur në vitin 1996 ka bindur me paraqitjet e tij në skuderinë satelite të Red Bullit, Toro Rosso. Aktualisht ai renditet në vendin e 13 për pilotë, me 26 pikë, e mes arritjeve që kanë spikatur këtë sezon është vendi i katërt në Bahrein.

“Të garoj për Aston Martin Red Bull Racing gjatë vitit 2019 është një ëndërr që do të bëhet realitet për mua. Jam kaq shumë i lumtur që do t’i bashkohem kësaj skuderie të madhe. Gjithmonë ka qenë objektiv për mua të garoj për Red Bullin, – është shprehur Gasly, – që kur kam ardhur për herë të parë në programin për pilotë të rinj te Red Bulli, në vitin 2013. Kjo është një mundësi e pabesueshme, e sigurisht edhe një hap para drejt ambicieve të mia për të fituar sa më shumë gara dhe për të pretenduar për titullin botëror”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myslimanët anembanë botës janë duke festuar ditën e parë të…