Edhe një triumf i Kosovës në “Fadil Vokrri”, rrëzon Maltën

11 tetor 2018 | 23:52

Kosova ka marrë tri pikët e reja nga përballja me Maltën, pasi ishte superiore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shënuar fitore 3-1. Pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes është shprehur mjaft i lumtur. “Tani kemi krijuar një identitet dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë në përballjen e sotme. Nuk kemi shumë mbrojtës. Po i kërkojmë dy”, ka thënë Challandes.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk njeh kundërshtar në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve. “Dardanët” të enjten në mbrëmje e kanë mposhtur Kombëtaren e Maltës me rezultat 3-1, kurse dominimi në këtë ndeshje i ka takuar komplet Kosovës. “Tani kemi krijuar një identitet dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë në përballjen e sotme. Nuk kemi shumë mbrojtës. Po i kërkojmë dy”, ka thënë pas ndeshjes Bernard Challandes, trajner i Kosovës.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes nisi sulmin që nga minuta e katërt kur e rrezikoi portën e skuadrës mysafire, por aksioni përfundoi pa sukses. Në minutën e 12 Edon Zhegrova del përballë portierit Hogg, i cili e ndali gjuajtjen e talentit shqiptar. Tre minuta më vonë mysafirët e bllokojnë edhe gjuajtjen e Valon Berishës, kurse sulmet e Kosovës nuk kishin të ndalur. Rastin e radhës e shpërdori Vedat Muriqi, i cili me kokë gjuan afër shtyllës pingule. Në minutën e 28 dhe 29 Zeneli dhe Muriqi shpërdoruan raste shënimi për Kosovën, por pas gjysme ore lojë Valon Berisha asistoi për mrekulli deri te Benjamin Kololli që realizoi për rezultatin 1-0.

Muriqi më pas e lëshoi edhe një tjetër rast shënimi, derisa Zhegrova në fund të pjesës së parë e goditi shtyllën. Mysafirët në pjesën e parë e regjistruan vetëm një gjysmërast, por Misud nuk u tregua i saktë dhe rezultati i dyzetepesë minutave të parë ishte 1-0. Në fillim të pjesës së dytë Malta e shfrytëzoi një gabim të vendësve dhe realizoi për 1-1. Autor i golit ishte Andre Agius. Tre minuta më vonë Kosova u mundua ta rikthejë epërsinë, por gjuajtjen e Arbër Zenelit e bllokuan mbrojtësit mysafirë. Në minutën e 61-të Amir Rrahmani provoi të shënojë, por pa ndonjë sukses. Katër minuta më vonë Zhegrova e goditi edhe një herë shtyllën. Në minutën e 68 Vedat Muriqi e rikthej epërsinë e Kosovës në 2-1, kurse Benjamin Kololli (81’) e vulosi rezultatin final 3-1.

Pas kësaj fitore Kosova vazhdon të jetë e para në grup me shtatë pikë, kurse Azerbajxhani është i dyti me 5 pikë, Ishujt Faroe renditen në pozitën e tretë me 3 pikë, Malta e fundit me vetëm 1 pikë. “Kam qenë i përkushtuar vetëm te Kosova. Me rëndësi që shënuam fitore. Djemtë dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot isha i pafat, por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit dhe kjo është me rëndësi për mua. Normalisht atje shkojmë të sulmojmë. Do të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë pas ndeshjes Edon Zhegrova.

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë
Shënues: Kololli (30, 81), Muriqi (68) për Kosovën, Andre Agius (55) për Maltën
Gjyqtarë: Tomas Bognar, Balazes Buzas, Theodoros Georgiou
Kartonë të verdhë: Kryeziu, Kastrati (Kosova), Agius, Pisani (Malta)
Karton të kuq: Michael Mifsud (Malta)
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, Kryeziu, Berisha (Halimi), Zeneli (Rashica), Zhegrova, Muriqi (Kastrtati).
Malta: Hogg, Mbong, Borg, Agius, Fenech (Briffa), Misfufd, Schembri (Effiong), Musact, Failla, Corbolan, Apap.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores ndaj Maltës (3-1), trajneri Bernard Challandes është shprehur…