
Digjet mali në Suhodoll të Mitrovicës, policia jep detaje
13 tetor 2018
| 22:58
Një pjesë e malit në Suhodoll të Mitrovicës është përfshirë nga zjarri.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë “Telegraf”-it, se banorët e zonës përreth, kanë djegur shkurret dhe pastaj zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke marrë masë me të gjerë.
Hoti ka konfirmuar, se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, dhe janë duke e lokalizuar zjarrin.
Sipas tij, ndezja e zjarrit nuk ka të bëjë me ndonjë aktivitet kriminal, apo etnik.