Galatasaray dëshiron që Osimheni të mos largohet

14 prill 2025 | 16:01

Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Ibrahim Hatipoglu foli për gazetën spanjolle AS për të ardhmen e sulmuesit Victor Osimhen, i huazuar te klubi turk nga Napoli.

“Fjalët e tij nuk nënkuptojnë se ai do të largohet. Ai vetëm tha se edhe nëse largohet, në skenarin më të keq, Galatasaray do të mbetet në zemrën e tij. Ai nuk na tha se do të largohet dhe ne duam që ai të qëndrojë këtu”, ka deklaruar Hatipoglu. Osimhen ka realizuar 21 gola në 24 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dizajni i pishtarit Olimpik për Lojërat Dimërore “Milano-Cortina” u zbulua…