Sonte përballja e tretë mes Prishtinës dhe Vëllaznimit
“Play-off”-i i ProCredit Superligës vazhdon të prodhojë ndeshje shumë interesante. Sfidat çerekfinale sollën dramë e adrenalinë deri në fund, derisa për t’u kualifikuar në gjysmëfinale duhet të zhvillohen edhe ndeshjet e treta. Seria çerekfinale është 1:1.
Të mërkurën Sigal Prishtina ndeshet me Vëllaznimin, në ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar tutje. Ndeshja e parë në kryeqytet përfundoi me fitoren e vendësve 71:69, edhe pse mysafirët po fitonin me katër pikë një minutë pa përfunduar sfida.
Ndërkohë, përballja tjetër në Gjakovë solli sërish adrenalinë, ku bardhekaltrit kishin epërsi deri në 21 pikë, por u përmbys nga kuqezinjtë që triumfuan 90:73. Në takimin tjetër ndeshen dy skuadrat verdhezi, Golden Eagle Ylli dhe Peja. Ndeshjen e parë e fituan pejanët në Therandë 71:77, të dytin në Pejë e fituan therandasit 66:75.
Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, derisa për finale duhen tri fitore. Për t’u shpallur kampion duhen katër fitore.



