Bellinghami beson te përmbysja e rezultatit ndaj Arsenalit

16 prill 2025 | 12:00

Në prag të sfidës vendimtare ndaj Arsenalit në Champions League, Jude Bellingham ka folur për mediat duke treguar qartë se skuadra e Real Madridit është gati për një përmbysje të “çmendur” ndaj topçinjve.

“Tifozët janë thelbësorë. Ata krijojnë një atmosferë të pabesueshme dhe energjia e tyre është ndikuese. Kur ata janë aty, ne e ndiejmë dhe japim më të mirën. Tani është radha jonë të japim gjithçka në fushë”, u shpreh anglezi në konferencën për shtyp.

Kur u pyet se cila fjalë është përmendur më shumë në ekip ditët e fundit, Bellingham tha: “Remuntada. E kam dëgjuar një milion herë. Kam parë shumë video, kjo na motivon shumë. Është një natë e krijuar për Real Madridin”.

Anglezi u shpreh i frymëzuar nga mbrëmjet magjike që ka përjetuar klubi në të kaluarën: “Kam parë video në TikTok nga rikthimet e mëparshme. Duam të bëhemi pjesë e kësaj historie. Nesër është një ditë e rëndësishme për ne. Ndjenja e përmbysjes na pushtoi menjëherë pas ndeshjes. Që në autobusin e kthimit, ne nisëm të besojmë. Në historinë e Champions-it, Bernabéu ka qenë skena e rikthimeve të mëdha. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona dhe besojmë se mund ta bëjmë. Duhet të jemi shumë më të përqendruar”, tha lojtari anglez.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës, dje në Merdare ka kontrolluar katër udhëtarë,…