Vrasja e policit në Kaçanik, avokatja Gashi: S’ka lidhje me ekstremizëm fetar
Avokatja Femije Gashi, e cila në këtë fazë e mbron të akuzuarin Diamand Gashi, në lidhje me vrasjen e policit kaçanikas, Muhamet Lika, ka thënë se kjo ngjarje, madje duke u thirrur edhe ne kërkesën e prokurorisë për paraburgim ajo ka thënë se s’ka lidhje me ekstremizëm fetar.
“Edhe nga kërkesa që ju e keni në duar, mund ta shihni se aty nuk përmendët askund se kishte ekstremizëm fetar, apo vepra në lidhje me këtë. Aty përshkruhen, ora, minuti e detaje të tjera që prokuroria dyshon se të dyshuarit kanë bërë, por ju lus t’ia sqaroni edhe publikut se askund nuk thuhet se kjo ngajrje lidhet me ekstremizëm fetar”, ka thënë avokatja Gashi.
Më tutje, ajo ka treguar se klienti i saj dyshohet se e ka strehuar njërin nga të dyshuarit për vrasje, në shtëpinë e tij, por që ka thënë se ai fare nuk e ka ditur se i strehuari është i dyshuar për vrasje.
Madje, avokatja ka treguar se babai i të dyshuarit ka thënë se nëse del se djali i tij është përfshirë në rast, nuk do t’i angazhoj fare avokat.



