Osmani në ShBA-ja bisedon me shefin e NATO-s për situatën e sigurisë në Kosovë

26 maj 2025 | 16:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar  se ka patur rastin të bisedonte me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte gjatë aktiviteteve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Me Rutte, Osmani ka thënë se biseduan lidhur me situatën e sigurisë në vend dhe rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes.

“Në kuadër të aktiviteteve në ShBA, bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë si dhe rolin e rëndësishëm të misionit të NATO-s në ruajtuen e paqes dhe sigurisë në rajon”.

“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi nuk është i interesuar për transferimin e Nico…