VIDEO | Ja çfarë janë këto fije të ngatërruara në këmbët e ushtarit ukrainas

27 maj 2025 | 23:52

Një ushtar ukrainas shfaqet në një video duke ecur në fushën e betejës, teksa në këmbët e tij janë ngatërruar disa fije që ngjajnë si të jenë rrjeta merimange.

Por çfarë janë në të vërtetë? Bëhet fjalë për fibra optike, me mijëra kilometra fibra optike që kanë mbuluar sipërfaqe të mëdha të tokës në Ukrainë, duke krijuar vështirësi në lëvizje si për ushtarët ukrainas edhe ata rusë.

Fibrat optike përdoren për luftën me dronë të vegjël. Për herë të parë në Ukranë, në shkallë të gjerë nisi përdorimi i dronëve kamikazë me telekomandim, një taktikë që jo shumë më pas u kopjua dhe u përshtat edhe nga ushtria ukrainase.

Së fundmi madje është raportuar se Rusia ka rekrutuar qindra të rinj për t’i komanduar këta dronë të armatosur përmes aplikacionit “Telegram” nga shtëpitë e tyre, dhe pa qenë nevoja të dalin në fushëbetejë.

Por përdorimi masiv i dronëve nxorri edhe një anë të dobët të tyre, atë të interferimit me anë të valëve anti-dronë për t’i bllokuar në ajër. Për ta shmangur këtë, si rusët dhe ukrainasit i kanë përshtatur dronët me fibra optike, çka është tepër e vështirë për t’u interferuar.

VIDEO / Ja çfarë janë këto fije të ngatërruara

Dron me fibër optike

Ata tashmë lëshojnë dronë të lidhur me bobina të fibrave optike që në disa raste arrijnë deri në 20 kilometra gjatësi. Fibra optike është e ngjashme me fillispanjën që përdoret për peshkim, është tepër fleksivbël por njëkohësisht shumë rezistente ndaj këputjes.

Pas përdorimit të dronit, fibrat optike mbeten të shpërndara në fushëbetejë, siç dallohet edhe në këtë video.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku…