Al-Ahli synon transferimin e Messit

07 korrik 2025 | 10:56

Klubi saudit Al-Ahli po përgatit një ofertë ambicioze për të siguruar shërbimet e Lionel Messit pas skadimit të kontratës së tij me Inter Miamin në dhjetor, raporton “L’Equipe”.

Pas përpjekjes së pasuksesshme për ta transferuar në verën e vitit 2023, kur ai u largua nga Paris Saint-Germain, Liga Profesionale Saudite nuk ka hequr dorë nga ideja për ta sjellë fituesin e Kupës së Botës 2022 në Lindjen e Mesme.

Me Messin që pritet të bëhet lojtar i lirë në fund të vitit, Al-Ahli ka intensifikuar përgatitjet për një tjetër tentativë serioze. Ndërsa detajet financiare të ofertës nuk janë bërë publike, besohet se propozimi do të jetë shumë i fuqishëm ekonomikisht, në përputhje me strategjinë e Arabisë Saudite për të tërhequr emra të mëdhenj të futbollit botëror, si pjesë e përgatitjeve për organizimin e Kupës së Botës FIFA 2034.

Sipas burimeve pranë klubit, Al-Ahli ka punuar prej javësh për të ndërtuar një plan bindës që do ta afronte Messin në Gjirin Persik.

Nga ana tjetër, Inter Miami nuk ka ndërmend ta humbasë yllin e saj kryesor dhe pritet të propozojë një zgjatje të kontratës dyvjeçare, duke synuar ta mbajë Messin në Major League Soccer edhe pas vitit 2024.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Ermal Panduri ka reaguar pas, siç i ka quajtur…