Barça dhe Bayerni rivalizojnë Realin për Konaten

25 korrik 2025 | 12:17

Barcelona pritet të kërkojë një qendërmbrojtës të ri, për shkak të pasigurisë mbi të ardhmen e Inigo Martinez dhe Andreas Christensen. Për shkak të gjendjes financiare, një opsion me kosto të ulët është i domosdoshëm dhe Ibrahima Konate i Liverpoolit shihet si zgjidhje ideale.

Kontrata e francezit me Liverpoolin hyn në gjashtë muajt e fundit në janar, dhe Real Madridi po synon një marrëveshje paraprake, si në rastin e Mbappes dhe Alexander-Arnold. Megjithatë, sipas “CaughtOffside”, edhe Barcelona dhe Bayern Munich janë futur në garë, nëse ai nuk rinovon. Liverpooli kërkon rreth 40 milionë paund për Konaten këtë verë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së…