Petrit Hajdari emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas

26 gusht 2025 | 12:45

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së saj, përveç shqyrtimit të zhvillimeve politike në vend, ka diskutuar edhe për dinamizimin e përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në këtë kuadër, në bazë të statutit të partisë, Kryesia e PDK-së ka emëruar strukturat udhëheqëse të përkohshme të Degës së Drenasit, Kryesinë e re të saj, duke i dhënë kompetencat për të plotësuar edhe strukturat në nivel të nëndegëve. Me unanimitet të plotë, Petrit Hajdari është emëruar ushtrues detyre i kryetarit të kësaj dege, duke marrë besimin e Kryesisë për të udhëhequr proceset e radhës.

“Partia Demokratike e Kosovës hyn në këto zgjedhje me vizion të qartë: fitore bindëse në komunat ku qeverisim, fitore të reja në komuna të tjera dhe modelim të një qeverisjeje më të mirë, me qytetarin në qendër. PDK -jambetet e përkushtuar që përmes përfaqësuesve të saj të garantojë qeverisje efikase, zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët, duke dëshmuar se është model i përgjegjshëm i menaxhimit lokal dhe alternativë moderne për të ardhmen e komunave të Kosovës”, ka njoftuar PDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 73 vota pro, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha…