Galatasaray tenton transferimin e Muriqit në ditën e fundit të afatit kalimtar
12 shtator 2025
| 14:07
Skuadra turke Galatasaray ka shfaqur interes për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi në ditën e fundit të afatit kalimtar, raportoi e përditshmja turke “Fotomaç”.
Muriqi është parë si opsioni i tretë pas yjeve Mauro Icardi dhe Victor Osimhen, me qëllim rritjen e konkurrencës në repartin ofensiv. Megjithatë, transferimi duket i pamundur për momentin, pasi sulmuesi sapo ka rinovuar me Mallorcan.
Në arenën ndërkombëtare, Muriqi vazhdon të shkëlqejë me Kosovën, ku së fundmi shënoi në fitoren ndaj Suedisë, duke arritur në 32 gola në 62 paraqitje me përfaqësuesen. Forma e tij ka ngjallur interesim edhe nga klube të tjera evropiane.



