Dëshmia e James Rubinit, Ahmeti: Propaganda dashakeqe u çmontua sot në Hagë

15 shtator 2025 | 16:23

Ish-ndihmësi i sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin është duke dëshmuar në Gjykatën e Hagës, si dëshmitar i parë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për këtë ka reaguar kryetari i BDI-së dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ali Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se e vërteta është duke dalë në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan sot ne Hagë.

“James, të faleminderit ty, faleminderit Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës demokratike që e përkrahu kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi”.

“Lufta jonë për pragun e shtëpisë ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Uashingtoni, Brukseli, Londra, Parisi, Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 88 mijë fletëvotime që i përkasin zgjedhjeve…