Gucati dhe Syla takohen me ambasadoren kroate, ia adresojnë shqetësimet lidhur me Specialen dhe trajtimin e liderëve të UÇK-së

16 shtator 2025 | 13:15

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Gazmend Syla janë takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në komunikatën e OVLUÇK-së është thënë se në takim kanë adresuar shqetësimet e tyre lidhur me Specialen dhe trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Sot, në vazhdën e angazhimeve tona për të adresuar padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale, zhvilluam një takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barišić. Me respekt dhe vëmendje u dëgjuan shqetësimet tona lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduam që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës. Gjithashtu shprehëm mirënjohjen tonë për shtetin kroat, i cili në kohët më të vështira qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe mbështeti luftën tonë për liri”, është thënë në komunikatën e OVLUÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori që po ekzaminon James Rubinin si i dëshmitar i…