Shkon Papuqi vjen Rama

18 shtator 2025 | 11:31

Besa Peja ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me trajnerin Fisnik Papuqi. Po ashtu është larguar edhe ndihmësi i tij, Astrit Imami.

“Ju njoftojmë për shkëputjen me marrëveshje të dyanshme të bashkëpunimit me trajnerët Asrit Imami dhe Fisnik Papuqi.  Klubi falënderon të dy për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre të mëtejshme”, ka njoftuar FC Besa Peja.

Klubi nga Peja bërë me dije se në vend të Papuqit është emëruar Miftar Rama.

“Klubi ynë mirëpret trajnerin Miftar Rama, i cili nga sot i bashkohet familjes sonë verdhezi. Me përvojën dhe përkushtimin e tij, besojmë se do të sjellë energji të reja dhe do të ndihmojë skuadrën tonë në arritjen e objektivave që kemi përpara. Suksese dhe mirëseardhje në këtë rrugëtim të përbashkët!”, ka njoftuar FC Besa Peja.

May be an image of 1 person and text that says 'welcome! wel zemel IE ima F.C.BESA F.ODESAPEJA F.0 DESA PEJA MIFTAR RAMA F.ODESAPEJA PEJA FODESAPEJA PEJJA'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Futbollit Vushtrria, ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit, ku…