Messi shënon dy gola spektakolar në fitoren e Inter Miamit

21 shtator 2025 | 13:18

Lionel Messi, vazhdon të shkëlqejë në MLS ku shënoi dy gola në fitoren 3-2 të Inter Miami ndaj DC United, duke qenë përsëri protagonisti kryesor i skuadrës së tij.

Ndeshja nisi mirë për Interin, që kaloi në epërsi në minutën e 35-të me golin e Allende. Megjithatë, Benteke barazoi në minutën e 53-të për DC United, duke e kthyer gjithçka në pikën zero. Pikërisht atëherë në skenë hyri Messi.

Në minutën e 66-të, argjentinasi shënoi për 2-1, duke i dhënë epërsi skuadrës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Propaganda pro-ruse po funksionon edhe me një rrjet sekret i…