Graham Potter, selektor i ri i Suedisë

20 tetor 2025 | 10:15

Anglezi Graham Potter është selektor i ri i Kombëtares së Suedisë, duke e zëvendësuar në këtë post danezin Jon Dahl Tommasson të shkarkuar javën e shkuar.

Potter, të hënën u zyrtarizua nga Federata e Futbollit të Suedisë, e cila reagoi menjëherë pas humbjes nga Kosova në Goteborg duke e larguar Tomassonin.

Potter është angazhuar me një marrëveshje që përfshinë dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, me një fazë eliminatore të mundshme në mars, dhe një zgjatje automatike për Botëror nëse Suedia kualifikohet.

50-vjeçari Potter, së fundmi ishte trajner i West Ham Unitedit kurse ka udhëhequr edhe Chelsean, Brightonin e Swansean, ndërsa në Suedi për shtatë vjet ka qenë trajner i Ostersundit.

Muajin tjetër, Suedia përballet me Zvicrën dhe Slloveninë në dy ndeshjet e fundit të Grupit B kualifikues, në të cilin zë vendin e fundit me vetëm 1 pikë pas katër dueleve të luajtura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreshnik Smajlaj e ka shkruar emrin në historinë e degës…