Fillon sezoni i ri në NBA: Lakersi mposhtet në shtëpi, Oklahoma merr fitore pas kohës shtesë

22 tetor 2025 | 12:53

Sezoni i 80-të i NBA-së ka nisur me spektakël të madh dhe dy ndeshje emocionuese.

Në sfidën hapëse, kampionët në fuqi të Oklahomës kanë mposhtur Houston Rockets pas dy kohëve shtesë me rezultat 125:124, në një ndeshje që  ka dhuruar drithërima deri në sekondat e fundit.

Heroi i ndeshjes ishte Shai Gilgeous-Alexander, i cili fillimisht ka barazuar rezultatin për ta dërguar ndeshjen në shtesë, e më pas e ka vulosur fitoren me një tjetër kosh në sekondat e fundit.

Ylli kanadez e ka mbyllur duelin me 35 pikë, 5 ribaunde dhe 5 asistime, duke udhëhequr Oklahomën drejt fitores së parë sezonale.

Atij i është bashkuar edhe Chet Holmgren me 28 pikë dhe 7 kërcime, duke treguar se Thunder do të jetë sërish forcë e frikshme këtë sezon. Në krahun tjetër, Alperen Sengun, ka shkëlqyer me 39 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Kevin Durant ka shtuar 23 pikë e 9 kërcime për Houstonin, që megjithatë ka dalë pa shpërblim nga kjo përballje epike.

Në ndeshjen tjetër, Golden State Warriors ka mposhtur LA Lakers me rezultat 119:109, në një duel ku ka munguar LeBron James, i cili për herë të parë në karrierë nuk ka luajtur në hapje të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, skuadrat nga Kosova, do ti zhvillojnë ndeshjet e xhiros…