Spalletti shkon për ta nënshkruar kontratën me Juven, dalin pamjet e para të mbërritjes së tij në Torino (video)

30 tetor 2025 | 13:17

Ish-trajneri i kombëtares italiane Luciano Spalleti pritet që sot ta nënshkruajë kontratën me gjigantin italian, Juventus.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ish-trajneri i Romës, Interit e Napolit raportohet nga mediumet italiane se është parë në qendrën Continassa të Juventusit ku pritet ta nënshkruajë kontratën e re me klubin.

Ai do të qëndrojë në klub deri në qershor të vitit 2026 me opsion zgjatjeje në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi momentalisht është pa trajner pas shkarkimit të Igor Tudorit si pasojë e rezultateve të dobëta.

Në ndeshjen e djeshme ndaj Udineses klubi bardhezi e përfundoi rekordin e tetë ndeshjeve pa fitore, gjë që ndodh për herë të parë që nga viti 2009.

Superylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili as mbrëmë nuk u paraqit fare ndaj Udineses, pritet të ketë më shumë minuta me fanellën bardh e zi pas ardhjes së Spalletit në krye të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi përballet me një dilemë të re me Vinicius…