Ruçi: Nano një qytetar ekselent, i vetmi që në zgjedhjet e para që i humbi dha dorëheqje e ua la partinë të rinjve

02 nëntor 2025 | 12:03

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi e ka quajtur vëlla Fatos Nanon, liderin historik të Partisë Socialiste që është ndarë nga jeta të premten në moshën 73-vjeçare.

Ruçi ka thënë se Nano ishte reformues e demokratizues.

“Do mbahet në mend si i pari që në zhgjedhjet e para dhe të fundit që i humbi dha dorëheqje të parevokueshme, duke e lënë të lirë forcën politike dhe gjeneratën e re për të marrë drejtimin e saj”.

“Fatos Nano do të ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan race dhe do të mbahet në mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet”, ka thënë Ruçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe…