‘Tuttosport’: Zhegrova ka ende rrugë të gjatë deri të jetë i gatshëm për të startuar

03 nëntor 2025 | 11:37

Edon Zhegrova ka hasur në vështirësi në këtë fillim të aventurës së tij te Juventusi.

Tash e pesë ndeshje radhazi, Edon Zhegrova nuk ka marrë as edhe një minutë te “Zonja e Vjetër”, ndonëse në katër ndeshjet e fundit ishte edhe në bankën rezervë.

Mediumi i njohur italian, “Tuttosport” ka raportuar se Edon Zhegrova ende nuk është 100 për qind i gatshëm për të qenë pjesë e formacionit bazë të Juventusit.

“Edon Zhegrova ende ka rrugë të gjatë derisa të rikuperohet mjaftueshëm për të hyrë në formacionin startues në Juventusit”, është thënë në artikullin e medias italiane.

Ylli kosovar pritet të jetë pjesë e listës së Kosovës për dy ndeshjet shumë të rëndësishme të dardanëve në nëntor, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Pavarur e Radiotelevizionit të Kosovës dhe Shoqata Sindikale…