Lëshohet ashensori për personat me aftësi të kufizuara në administratën e komunës

10 nëntor 2025 | 15:04

Është lëshuar në funksion ashensori i ri në hapësirat e Drejtorisë së Administratës dhe Shërbimeve Publike për personat me aftësi të kufizuara e cila ofron qasje të lehtë.

Po ashtu kjo kategori marrin shërbime të shpejta në sportelin e veçantë të Gjendjen Civile.

Fadil Ademi, ushtrues detyre i shefit të sektorit të Gjendjes Civile në Drejtoratin e Administratës në Komunën e Gjilanit, tha se tani qytetarët e kanë shumë më të lehtë qasjen në shërbimet e Drejtorisë së Administratës dhe të Shërbimeve Publike të Komunës së Gjilanit.

Sipas tij për më shumë se 25 vjet, këto kushte mungonin.

“Në qeverisjen e kryetarit Alban Hyseni, kjo është bërë realitet. Me përkushtim për çdo qytetar, kemi mundësuar kushte më të mira edhe për personat me aftësi të kufizuara, të cilët tani: përfitojnë nga ashensori i ri, që siguron qasje të plotë në objekt”, tha Fadil Ademi.

U.d i shefit të sektorit të Gjendjes Civile në Drejtoratin e Administratës, theksoi se po ashtu marrin shërbime më shpejt e më lehtë në sportelin e veçantë në Gjendjen Civile, të dedikuar posaçërisht për ta.

“Këto janë vepra konkrete që tregojnë kujdesin për çdo qytetar të komunës sonë. Vazhdojmë me punë e projekte që lehtësojnë jetën e njerëzve”, tha Fadil Ademi.

Po ashtu janë rinovuar e krijuar edhe tualetet për personat me aftësi të kufizuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari special i Amerikës për Kosovën në vitet 1998-1999, Christopher…