“Mirëmëngjesi” nga Federata e Futbollit e Kosovës

16 nëntor 2025 | 10:36

FFK-ja ka shpërndarë disa fotografi nga ndeshja historike e djeshme kundër Sllovenisë ku Kosova fitoj dhe siguroj kualifikimin në fazën “playoff” të Kupës së Botës.

“Mirëmëngjesiii! U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr… Kosova është në PLAY-OFF për Kupën e Botës 2026! Krenari e pafund për djemtë tanë!” , ka thënë në këtë postim faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kosova do të zhvilloj ndeshjen e fundit të grupeve kundër Zvicrës ditën e martë nga ora 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznese (AKB), Agim Shahini ka…