Demalijaj për PDK-në: E vetmja alternativë për ta hequr këtë qeverisje e krizë institucionale

26 nëntor 2025 | 00:38

Shkumbin Demalijaj, i aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës ka thënë se është koha e fundit që Kosova të dalë nga hendeku i saj.

Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se PDK-ja është e vetmja alternativë për ta hequr këtë qeverisje e krizë institucionale.

“Është koha e fundit që Kosova të dalë nga hendeku i saj dhe i kësaj krize institucionale që ka”.

“E vetmja alternativë për ta hequr këtë qeverisje dhe këtë krizë institucionale, është treni i fundit, vagoni i fundit që po ecën, që mund të dalë nga kjo krizë Kosova, është Partia Demokratike e Kosovës në krye me z.Hamza si kryetar dhe si kryeministër i ardhshëm”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre dekada pas rrethimit të Sarajevës, prokuroria italiane ka hapur…