Lirohet nga paraburgimi prokurori Beqë Shala

27 nëntor 2025 | 08:43

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur dje në procesin ndaj prokurorit Beqe Shala. Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e masës së paraburgimit, duke vendosur lirimin e tij nga kjo masë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar avokati Naim Rudari.

Ai deklaroi se gjykata ka vlerësuar se nuk janë përmbushur më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, duke theksuar se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme në këtë fazë të procedurës.

Megjithatë, procedura penale ndaj Shalës do të vazhdojë, ndërsa mbetet të shihet se cilat do të jenë hapat e radhës nga ana e Prokurorisë dhe nëse do të parashtrohen ankesa ndaj këtij vendimi.

Avokati Rudari ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me dispozitat ligjore dhe vlerësimin e rrethanave konkrete të rastit. Hetimet lidhur me këtë çështje vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HIJE NË TRUP NJERIU Të qeshin në sy, por zemra…