Kuvendi i Prishtinës diskuton në seancë të jashtëzakonshme për bllokadën e buxhetit

27 nëntor 2025 | 15:40

Kuvendi Komunal i Prishtinës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme ku kryetari Përparim Rama ka kërkuar që të bëhet bartja e mjeteve në vlerë 28 milionë euro dhe votimin e buxhetit 2026.

“Urime të gjithë asamblistëve që janë zgjedhur dhe falënderim për ata që e kanë përfunduar, katër vite kanë qenë të rëndësishme dhe vendimtare te kryeqytetit. Edhe sot jemi në këtë seancë në shërbim të interesit publik. Para nesh kemi bartjen e mjeteve në vlerë 28 milionë euro dhe votimin e buxhetit për vitin 2026 prioritet absolut janë qytetarët e kryeqyteti. Fondet do të shfrytëzohen menjëherë për pagat e punëtorëve dhe për shërbimet e kryeqytetit. Kërkojë edhe 35 milionë euro te cilat u takojnë qytetarëve me ligj duhet vullnet për miratim nga ministri i financave. Ju falënderoj për përgjegjësinë dhe zotohem para jush se do të jem i pranishëm në çdo veprim, nuk e mbrojmë interesin partiak po të qytetarëve”, ka thënë ai.

Por, asamblistët e Lëvizjes kanë thënë se gjithë bllokimi i Prishtinës ka ndodhur për shkak të kryetarit Rama.

Asamblisti i LV-së, Gëzim Sveçla, i ka thënë Ramës së i bankrotuar ka ardhur dhe me turp do të përfundojë.

Ndërsa Leutrim Retkoceri nga PDK-ja  ka thënë se ndërprerja e autobusëve rëndon më shumë jetën e qytetarëve.

“Mbledhja e jashtëzakonshme po zhvillohet në një kohë ku krizat financiare në Prishtinë po thellohen dhe po bëhet gjithnjë më serioze. Në një kohë kur ka rritje të çmimeve dhe kostos së shtrenjte dhe e ndërprerja e autobusëve kjo e rëndon më shumë jetën e qytetarëve të Prishtinës. PDK-ja do të votojë në këtë seancë, ndëshkimi i një qyteti të tërë për shkak të mos arritjes objektive politike nuk ka vend në qeverisje dhe nuk duhet të tolerohet” , ka thënë Retkoceri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmorit Muhamet Dervishi në ditëlindjen e tij, 27.11. 1967 Shkruan:…