28 Nëntorin nuk e njeh, Specialja me seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

28 nëntor 2025 | 08:09

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk e shohin si festë ditën e 28 nëntorit.

Pasi për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët parashihet sot të mbahet një konferencë përgatitore në Hagë për gjykim, duke nisur nga ora 09:00 me gjysmë orë vonesë tek ne për të vazhduar deri në 16:00.

Por, vet Hashim Thaçi e Bashkim Smakaj kanë hequr dorë nga pjesëmarrja fizike, raporton Klankosova.tv.

Kjo seancë pikërisht në këtë ditë që shënon po ashtu edhe 28-vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk u prit mirë nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK ka shprehur indinjatë duke thënë se mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje ndaj ndjenjave kombëtare, si dhe sipas tyre, shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ditën e sotme moti parashihet me shi dhe reshje…