Presidentja Osmani viziton komunën e Dragashit

29 nëntor 2025 | 20:19

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se duke u kthyer nga Shqipëria, është ndalur në komunën e Dragashit.

“Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik. Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë. E falënderoj për mikpritjen e tij, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Domagoj Margetiç ka folur ekskluzivisht për Balkan Talks në…