Sot varroset nëna e kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit

01 dhjetor 2025 | 08:39

Mbrëmë ka ndërruar jetë nëna e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati, varrim i së cilës do të bëhet sot në orën 15:00.

Nga OVL-UÇK kanë njoftuar se nëna e Gucatit, Hata Gucati, do të varroset në fshatin Marinë të Skenderajt, afër Kompleksit Memorial të Dëshmorëve.

“Të nderuar veteranë, invalidë, familjarë të Dëshmorëve dhe qytetarë. Ju njoftojmë se nëna e kryetarit, z. Hysni Gucati, zonja Hata Gucati, ka ndërruar jetë. Varrimi do të mbahet nesër, më 01.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt, afër kompleksit memorial të Dëshmorëve”, njoftoi mbrëmë OVL-UÇK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 400 persona kanë vdekur dhe qindra të…