E konfirmon Haradinaj, kunati i Albulena Haxhiut pjesë e listës së AAK-së
01 dhjetor 2025
| 19:26
Dardan Krasniqi, kunati i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e ka konfirmuar Daut Haradinaj.
Ai gjithashtu e ka rikonfirmuar edhe informacionin që ka qarkulluar gjatë ditës, se edhe Agim Çeku tashmë është pjesë e listës së këtij subjekti politik.
“Agim Çeku është në shtëpinë e vet, është ish-kryeministër i Aleancës, është lajm i madh dhe po, është lajm i vërtetë. Do të jenë edhe shumë lajme të tjera në 2-3 ditët e ardhshme. Edhe Dardan Krasniqi do të jetë në listën e AAK-së”, deklaroi Haradinaj në Klan Kosova.



