Sudani i gatshëm t’i japë Rusisë një bazë detare në Detin e Kuq

02 dhjetor 2025 | 07:53

Zyrtarë të Sudanit kanë deklaruar se regjimi ushtarak i Sudanit është i gatshëm t’i japë Rusisë një bazë detare në një vendndodhje kyçe në Detin e Kuq. Marrëveshja, nëse miratohet, do të ishte një avantazh strategjik për Moskën, e cila është përpjekur të rrisë ndikimin e saj në kontinentin afrikan vitet e fundit.

Sipas një propozimi të paraqitur zyrtarëve rusë në tetor nga qeveria ushtarake e Sudanit, Moska do të kishte të drejtën të staciononte deri në 300 trupa dhe deri në katër anije luftarake përfshirë ato me energji bërthamore  në Port Sudan ose në një strukturë tjetër në Detin e Kuq.

Nga Porti i Sudanit, Moska do të jetë në një pozicion ideal për të monitoruar trafikun detar për në dhe nga Kanali i Suezit, përmes të cilit kalon rreth 12% e tregtisë botërore.

Në këmbim, autoritetet sudaneze thanë se regjimi ushtarak i vendit do të merrte sisteme të përparuara ruse kundërajrore dhe armë të tjera me çmime preferenciale, ndërsa vazhdon luftën e tij civile kundër të ashtuquajturave Forca të Reagimit të Shpejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani është…