ALI RESHANI FURNIZUESI I PARË I LËVIZJES NGA ZVICRA NË KOSOVË, ME 13 MITRALOZ E 23 KALLASHNIKOV
Veprimtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës Ali Reshani, i solli në Kosovë në vitin 1989, 13 mitraloz dhe 23 kallashnikov, për fillimin e luftës së armatosur çlirimtare kundër pushtesve jugosllav!
Gjatë vitit 1989, atdhetari e patrioti i madh kombëtar, anëtari besnik i Lëvizjes Popullore të Kosovës Ali Reshani, nga qytete të ndryshme të Zvicrës, ka nisur udhëtimet për në Kosovë dhe vise tri herë!
Herën e parë dhe të dytë, për në Kosovë, me veturën e tij përplot mitraloz e kallashnikov, është nisur nga qyteti Zug i Zvicrës dhe ka arritur në kryeqytetin e saj në Prishtinë!
Herën e tretë nga parkingu i qendrës së qytetit të Lucernit të Zvicrës, është nisur me destinim për në qytetin e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, me 23 kallashnikov dhe municion!
Herën e parë 23 kallashnikov dhe municion!
Herën e dytë 13 mitraloz dhe municion!
Herën e tretë 23 kallashnikov dhe municion!
Mitralozët ishin të prodhimit gjerman, kurse kallashnikovët të prodhimit rumun me kondak plastik!
Herën e parë dhe të dytën kallashnikovët dhe mitralozët janë shkarkuar në bazën speciale të Lëvizjes Popullore të Kosovës, në Prishtinë, në shtëpinë heroinë të atdhetarit të madh e patriotit të shquar, drejtuesit të lartë ilegal të Lëvizjes, Heroit të Kombit Bacës Ahmet Haxhiu!
Pas arritjes në Prishtinë, Ali Reshani afër Sallës së sporteve 1 Tetori, është takuar me veprimtarin ilegal të Lëvizjes Shaban Muja dhe bashkë me të ka vazhduar për në shtëpinë e Bacës Ahmet Haxhiu, dhe në garazhën e shtëpisë i kanë shkarkuar, i kanë paketuar në thasë dhe në këtë formë janë dorëzuar armët për liri e çlirim nga pushtuesi, të sjellura nga Zvicra!
Në veturën të tipit Pezho 504, janë transportuar 2 herë nga 23 kallashnikov dhe 13
mitraloz!
Patrioti Avni Elmazi ishte i caktuar për ta pritur armatimin, të cilin ka qenë duke e transportuar Ali Reshani nga Zvicra për në Gostivar të Maqedonisë së Veriut!
Numrin e kontaktit të Avni Elmazit, te i cili ka qenë dashur të arrinte Ali Reshani bashkë me armatimin që e transportonte, pas arrestimit dhe konfiskimit të armatimit në Komo-Kiaso, Daja Ali Reshani, për shkaqe sigurie, dhe për të mos u dekonspiruar rrjeti i organizimit ilegal, e ka ngrënë letrën ku e kishte të shënuar nr. e telefonit!
Dhimitër Batituqi shqiptaro arbëresh, ishte përkthyes i Ali Reshanit në gjyqin që zhvillohej kundër tij në Gjykatën në Komo në Itali!
Ali Reshani në gjyqin e Komo, u denua me 6 vjet burg!
Kryesia e Degës Jashtë Vendit e LPK-së ishte e angazhuar maksimalisht rreth procesit gjyqësor ndaj antarit të Lëvizjes Ali Reshani!
Lëvizja Popullore e Kosovës ka organizuar demonstrata në Komo për lirimin nga burgu të veprimtarit të saj Ali Reshani, të arrestuar në kufirin Zvicër-Itali!
Prishtinë, 2 Dhjetor 2025!




