Rama: Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve, do të punojmë jashtë orarit për procesimin e pagesave

02 dhjetor 2025 | 16:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve nga Ministria e Financave për Komunën e Prishtinës.

Rama ka thënë se Drejtoria e Financave e kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave.

“Lajm i mirë për qytetarët dhe punëtorët e kryeqytetit: më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare nga Ministria e Financave drejt kryeqytetit. Drejtoria e Financave e kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave. Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria. Falënderojmë qytetarët dhe punëtorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona dhe Atletico Madrid, përballen sonte në ora 21:00 në…