Lista Serbe fton konferencë për medie pas moscertifikimit nga KQZ-ja
03 dhjetor 2025
| 13:01
Lista Serbe, ka njoftuar se sot, në ora 15:00, në selinë e partisë do të mbajnë konferencë për media.
Sipas njoftimit, drejtuesit e Listës Serbe do të flasin për vendimin e KQZ-së, i cili siç pretendojnë ata ka penguar pjesëmarrjen e subjektit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
“Udhëheqja e Listës Serbe do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të flasë për vendimin joligjor për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025”, është thënë në njoftimin e partisë.
Ndërsa dje gjatë mbledhjes së dytë lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor, KQZ-së nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.



