Gjobë 1.300 € për kamionët që qarkullonin me baltë në goma
Komuna e Aerodromit në Maqedoni ka shqiptuar gjobë prej 1.000 eurosh për një person juridik dhe 300 euro për menaxherin e të njëjtës kompani, për shkelje të Ligjit për Pastërtinë Publike, përcjell TV21. Sipas njoftimit, kontrolli inspektues zbuloi se nga një kantier ndërtimi pranë Stacionit Policor Aerodrom në Novo Lisicë, në trafik ishin futur automjete me goma të zhytura, duke dëmtuar direkt pastërtinë e mjedisit dhe shkelur dispozitat ligjore.
Komuna Aerodrom thekson se shkelje të tilla janë të papranueshme dhe do të ndëshkohen rreptësishtë dhe pa përjashtim. Përveç kontrolleve të rregullta, në periudhën e ardhshme do të zhvillohen edhe inspektime të përforcuara në të gjithë kantieret aktive ndërtimore.
“Kontrollet do të fokusohen në respektimin e masave për mbrojtjen e mjedisit, përmbushjen e obligimeve për parandalimin e ndotjes, ruajtjen e pastërtisë në kantiere dhe shmangien e uzurpimit të hapësirave publike gjatë veprimtarive ndërtimore. Komuna apelon tek të gjitha personat juridikë dhe fizikë që të respektojnë ligjet dhe rregulloret, pasi vetëm kështu mund të sigurojmë një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të sigurt për të gjithë banorët. Komuna Aerodrom mbetet e përkushtuar ndaj rendit, higjienës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në komunitetin urban”, shtojnë nga komuna.



