Izmaku: Marrëveshja e pritur nuk ndodhi, Nisma vazhdon rrugën drejt Kuvendit të Kosovës

04 dhjetor 2025 | 10:19

Ish-deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku, ka njoftuar anëtarët dhe simpatizantët e partisë se marrëveshja e pritshme për bashkim me subjektin politik me të cilin kanë ndarë vlera të përbashkëta ndër vite, nuk është arritur. Si rrjedhojë, ajo ka theksuar se do të vazhdojnë të ecin përpara si forcë e pavarur, nën siglën e Nismës dhe të prirë nga lideri i tyre, Fatmir Limaj.

“Të dashur qytetarë, anëtarë, simpatizantë, votues dhe aktivistë të NISMA Socialdemokrate të Republikës së Kosovës,

Shumë prej jush më keni shkruar ditëve të fundit, duke pyetur për një bashkim të mundshëm me subjektin me të cilin kemi ndarë vlera të përbashkëta ndër vite.

Sot dua t’ju them me qartësi: ajo marrëveshje nuk ndodhi.

Por një gjë mbetet e pathyeshme:

Nisma do të ecë përpara, e pavarur, e përkushtuar dhe e mbështetur tek njerëzit që e besuan këtë rrugë dekada me radhë, nën lidershipin e provuar të Fatmir Limajt.

Ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë vendit me vlera që i përgjigjen realisht nevojave të qytetarëve.

Për ne, politika nuk është krenari e tepruar, as arrogancë;

politika është përgjegjësi, shërbim dhe përkushtim i përditshëm.

Ky është momenti ynë për t’u mobilizuar, për të qëndruar bashkë dhe për t’i treguar vendit se ka forcë politike që punon me dinjitet, me sinqeritet dhe me vizion të qartë.

Gara fillon.

Nisma vazhdon rrugën me ju nën udhëheqjen e dëshmuar të liderit tonë Fatmir Limaj!

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Izmaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVL-UÇK-së në Has, Xhevdet Thaqi, përmes një postimi…