Zaire-Emery për Luis Enrique: Ai kurrë nuk është i kënaqur
Mesfushori i PSG-së, Warren Zaire-Emery, ka pranuar se trajneri Luis Enrique nuk është lehtë i kënaqur dhe gjithmonë kërkon më të mirën nga skuadra, duke vlerësuar gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për çdo lojtar.
“Kërkesa e Luis Enrique? Ai kurrë nuk është i kënaqur”, ka thënë fillimisht i riu francez.
Zaire-Emery vlerëson disiplinën dhe kërkesat e trajnerit Luis Enrique ndaj çdo lojtari, pavarësisht moshës apo përvojës.
“Vitinha është një nga më të mirët në botë, por ai vazhdon ta sfidojë dhe nuk e lejon të qetësohet. Edhe lojtarët me përvojë janë këtu për ne, por trajneri është prapa çdo lojtari, pavarësisht moshës”.
Ai ka shtuar gjithashtu: “Një grup i lodhur? Luis Enrique na jep sa më shumë pushim që të jetë e mundur, në mënyrë që të pastrojmë mendjen”.
Mesfushori ka theksuar objektivin e skuadrës franceze.
“Të gjithë ndajmë të njëjtin qëllim: të fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të dytë dhe të arrijmë çdo trofe të mundshëm”, ka theksuar ai.





