FIFA Arena tashmë edhe në Kosovë!
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se me mbështetjen e FIFA-s dhe FFK-së, po ndërtohet një arenë moderne për komunitetin në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë dhe “Hasan Prishtina”.
“Me kënaqësi ju informoj se projekti “FIFA Arena”, një donacion i çmuar nga FIFA me qëllim masovizimin e futbollit dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë, ka nisur zbatimin e tij në Komunën e Prishtinës. Dy shkollat e para të përzgjedhura në kuadër të këtij projekti janë: “Gjergj Fishta” dhe “Hasan Prishtina””, ka shkruar presidenti Ademi në Facebook.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi ju informoj se projekti “FIFA Arena”, një donacion i çmuar nga FIFA me qëllim masovizimin e futbollit dhe krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë, ka nisur zbatimin e tij në Komunën e Prishtinës.
Dy shkollat e para të përzgjedhura në kuadër të këtij projekti janë: “Gjergj Fishta” dhe “Hasan Prishtina”.
Këto fusha moderne sportive janë të dedikuara si për nxënësit e shkollave, ashtu edhe për komunitetin përreth, duke krijuar hapësira të reja cilësore për lojë, aktivitet fizik dhe zhvillim të talentit.
Fushat janë donacion i FIFA-s dhe instalimi i tyre është duke u realizuar në bashkëpunim të plotë me Komunën e Prishtinës. Tërë procesi i furnizimit dhe montimit është i organizuar tërësisht nga FIFA.
Njëra fushë tashmë është e përfunduar, ndërsa tjetra përfundon brenda kësaj jave.
Në emër të KE të FFK-së dhe komunitetit të futbollit e falënderoj sinqerisht FIFA-n për këtë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Kosovë.
Ky projekt do të vazhdojë të zgjerohet në shtatë regjionet e tjera të vendit tonë, duke krijuar më shumë hapësira për fëmijët dhe komunitetin që të luajnë futboll dhe njëherësh të zbulojnë talentin e tyre.
Trajnerët tanë do të jenë të pranishëm në këto fusha, me qëllim identifikimin dhe orientimin e talenteve të rinj drejt klubeve dhe shkollave të futbollit.
Ky projekt është pjesë e programit të FFK-së për masovizimin e futbollit në Republikën e Kosovës dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për gjeneratat e reja.
Bashkë për futbollin! ⚽️🇽🇰



