Xhaka paralajmëron Newcastlen

08 dhjetor 2025 | 15:12

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ka paralajmëruar Newcastle Unitedin para përballjes direkt këtë javë.

Mesfushori shqiptar ka insistuar se Sunderlandi do të përgatitet maksimalisht dhe do të jetë gati për një paraqitje të madhe para tifozëve vendas kundër Newcastlet.

Ndeshja Sunderland – Newcastle, luhet të dielën prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 16-t të Premier Leagues angleze.

Sunderlandi në këtë ndeshje futet pas humbjes 3:0 në udhëtim te Manchester City kurse Newcastle pas fitores 2:1 në shtëpi kundër Burnleyt.

Sa i përket renditjes në tabelë, Sunderlandi është i teti me 23 pikë të mbledhura, një më shumë se Newcastle që gjendet tri pozita më poshtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe ka bërë  me dije  se kryetarët e katër…