Kosova bie në vendin e 99-t, Çitaku përmend fushatat linçuese kundër medieve dhe gazetarëve

08 dhjetor 2025 | 15:47

“Europe Magazine”, duke iu referuar renditjes së fundit të “Reporterët pa Kufij”, shkruan se si Norvegjia, Estonia, Holanda, Suedia, Finlanda dhe Danimarka kryesojnë listën si shembuj për ofrimin e mbrojtjes së fortë ligjore për gazetarët dhe mjedisin e favorshëm mediatik. Kosova përmendet si një prej vendeve ku liria e medias mbetet e cenueshme.

Për këtë ka reaguar sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se liria ose është e plotë në çdo dimension ose nuk ka liri fare dhe shton se nuk mund të ketë liri politike pa fjalë të lirë e pa media të lira.

“Liria ose është e plotë, në çdo dimension, ose nuk ka liri fare. Nuk mund të ketë liri politike pa fjalë të lirë. Pa media të lira”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Çitaku ka thënë se ka pasur fushata linçuese e të sinkornizuara kundër mediave e gazetarëve.

“Kemi qenë dëshmitarë të fushatave linçuese e të sinkronizuara kundër mediave dhe gazetarëve; përpjekjeve për frikësim e presion; kërcënimeve që jo rrallë kanë përfunduar edhe në dhunë. Por kësaj mendësie që ka mbjellë farën e dyshimit, sharjes dhe mohimit, po i vjen fundi. Mediat e lira dhe gazetarët kanë mbajtur gjallë pluralizmin dhe demokracinë. Kanë ekspozuar padrejtësitë, skandalet dhe abuzimet. Të palëkundur dhe të pafrikësuar”, ka shkruar Çitaku.

 

‘Europe Magazine’ për lirinë e medieve, Kosova në fund të listës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Europe Magazine (EM)” ka përshkruar “dallime shqetësuese” në vendet evropiane…