Jona Hoxhaj, numri 78 në listën e PDK-së

08 dhjetor 2025 | 16:26

Jona Hoxhaj ka njoftuar se do të kandidojë për herë të parë për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor. Ajo figuron me numrin 78 në listën zgjedhore të kësaj partie. Në komunikimin e saj publik, Hoxhaj e ka vlerësuar kandidimin si një hap të ri dhe sfidë të rëndësishme në aspektin personal dhe profesional, duke theksuar synimin për të kontribuar në procese politike dhe shoqërore në vend.

“Ky është një hap i ri, një sfidë personale dhe profesionale, por mbi të gjitha një mundësi për të kontribuar më shumë për vendin tim. Përkushtimi im mbetet i njëjtë: t’i shërbej të mirës së përbashkët dhe të punoj me integritet për interesin e qytetarëve”, ka deklaruar ajo. Hoxhaj ka falënderuar degën e PDK-së në Prizren dhe kryetarin Shaqir Totaj për mbështetjen e dhënë, duke nënvizuar bashkëpunimin e deritanishëm me strukturat lokale të partisë. Ajo ka theksuar gjithashtu se pjesë e motivimit të saj është edhe trasimi i rrugës politike së PDK-së ndër vite, duke përmendur rolin historik të ish-kryetarëve të partisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët aktualisht po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Në vazhdim, Hoxhaj ka shprehur mbështetjen për vizionin politik të kandidatit për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza, duke e cilësuar atë si figurë me përvojë qeverisëse dhe qasje pragmatike. Jona Hoxhaj përmbyll njoftimin duke rikujtuar se garon në listën e PDK-së me numrin 78, ndërsa numri i PDK-së është 130.

Për fitoren e madhe, nr. 130 💙

Jona Hoxhaj me nr. 78 ✔️

#PDK130

#Jona78

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ben Bushi 35 vjet më parë në 9 dhjetor…