Pamje të tërmetit në Japoni, lëkundje të forta për rreth 30 sekonda

09 dhjetor 2025 | 00:04

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur prefekturën Aomori në Japoninë veriore, pak pas orës 23:00 sipas kohës lokale, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).

Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e prefekturës Aomori, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në qytetin e madh të Sapporo-s, në veri të vendit.

Në rrjetet sociale, qarkullojnë pamjet e lëkundjeve dhe paslëkundjeve, duke shkaktuar panik dhe shqetësim.

Një gazetar i NHK në rajonin e Hokkaido raportoi se dridhja ishte horizontale, zgjati rreth 30 sekonda dhe se nuk ishte në gjendje të qëndronte në këmbë në momentin kur goditi tërmeti.

Tërmeti në Japoni, evakuohen mbi 90 mijë banorë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të…