Trim Syla betohet si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës
09 dhjetor 2025
| 15:33
Sot ka nisur një rrugëtim i ri për Trim Sylën. Ai ka dhënë betimin si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e PDK-së.
“Prej sot, jam aty ku duhet me qenë: në krah të qytetarëve, në mbrojtje të interesit publik, me sy kah problemet reale dhe zgjidhjet që i meriton Prishtina. Do të jem afër jush, çdo ditë në lagje, në terren, në kuvend. Për Prishtinën që funksionon, jo që improvizon”, ka shkruar Trim Syla në “Facebook”.



