Ilirjana Mehmetaj me numrin 105 në listën e AAK-së: Ja profili i saj

10 dhjetor 2025 | 11:05

Ilirjana Mehmetaj nga Pozhari i Deçanit është kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo në listën e AAK-së mban numrin 105 dhe kandidon për herë të parë si kandidate për deputete.

Ilirjana Mehmetaj me profesion është psikologe. Vjen nga një familje arsimdashëse, punëtore dhe me tradita të thella atdhetare që kanë kaluar brez pas brezi.

Ajo, sot si një vajzë e re dhe e arsimuar kërkon mbështetjen e qytetarëve në gjithë Kosovën për zgjedhjet e 28 dhjetorit, që të jetë zë i rinisë në Kuvendin e Kosovës.

Profili i Ilirjana Mehmetaj:

“Jam Ilirjana Mehmetaj nga Pozhari i Deçanit, kandidate për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Me profesion Psikologe, vij nga një familje arsimdashëse, punëtore dhe me tradita të thella atdhetare që kanë kaluar brez pas brezi. U rrita me vlera të palëkundura: dashurinë për familjen e atdheun tim. Linda në luftë dhe po rritem në Kosovën e lirë, për të cilën u sakrifikua aq shumë. E edukuar me këto parime të forta, kam zgjedhur të jem gjithmonë në shërbim të njerëzve të mi. Sot, me përgjegjësinë më të madhe morale e qytetare, kërkoj besimin, mbështetjen dhe votën tuaj – të familjes, fshatit, komunës sime dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për mua, vota juaj është e shenjtë. Me këtë besim, unë marr zotimin që të punoj me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim të plotë, për t’i dëshmuar premtimet e mia ndaj jush dhe për të qenë zëri juaj i vërtetë në Kuvendin e Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Prizrenit, pas raundit të dytë të zgjedhjeve…