Ndërron jetë Nazif Gashi, legjenda e boksit kosovar
10 dhjetor 2025
| 11:17
Ka vdekur Nazif Gashi, njëri prej emrave më të mëdhenj të historisë së sportit të Kosovës.
Gashi, 74-vjeçar, ka pasur një karrierë të pasur si boksier. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, e cila për shumë vjet dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.
Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij.
Në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë të shekullit të kaluar, Gashi dhe boksierët e tjerë të Prishtinës kishin bërë krenarë gjithë Kosovën me paraqitjet e tyre.



